Telegrafi

Së shpejti Kosova e Italia me marrëveshje për infrastrukturë

Ministri Fehmi Mujota, e ka njoftuar ambasadorin Giffoni, me zhvillimet aktuale në fushat, që janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, me projektin madhor të autostradës Vërmicë-Merdar, me dinamikën e punimeve të realizimit të këtij projekti dhe për çështje të tjera të këtij lëmi.

Gjatë takimit u bisedua në pika të përgjithshme për zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e transportit ndërkombëtar dhe të qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave.

Lidhur me këtë u tha se tashmë është akorduar propozim-marrëveshja për bashkëpunim në këtë fushë midis dy ministrive homologe, e cila do të ndikojë në intensifikimin e mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi. /Telegrafi/