Telegrafi

Së shpejti fillon spektakli i talentëve të këndimit, Albanian Star (Video)

Së shpejti fillon transmetimi i emisionit të talentëve të këndimit i prodhuar në Kosovë, Albanian Star.

Albanian Star tashmë është konfirmuar nga RTK se do të fillojë shumë shpejt transmetimin, në një format unik që është prodhim kosovar.

Pak ka informacione rreth këtij emisioni të talentëve të këndimit, i cili së shpejti do të dalë edhe me konfirmimet zyrtare, teksa audicionet janë hapur.

Ky spektakël i talentëve të këndimit pritet të transmetohet edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, ashtu sikurse edhe në diasporë.

Mbetet të shihet nëse Albanian Star do të arrjië të jetë prodhimi i parë kosovar që arrin t’i bëjë konkurrencë formateve si The Voice of Albania dhe X Factor, të cilat janë patenta të huaja. /Telegrafi/