Telegrafi

Së shpejti fillon shitja e LG G4 në treg

Dhe këtë javë kompania jugkoreane fillon me shpërndarjen e telefonit në Hong Kong fillimisht, njofton LG përmes një kumtese për media. Më pas vijnë tregjet sikurse Turqia, Rusia dhe Singapori.

Operatorët mobil amerikan kanë thënë se edhe ata do ta kenë modelin më të ri të telefonit të LG, mirëpo ende nuk dijnë asgjë për kohën e saktë të arritjes së telefonit, e as ndonjë detaj për çmimin.

Siç e dini, LG G4 sjell ekranin me 5.5-inç në Quantum IPS, Android 5.1 Lollipop dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 808 (si dhe Quick Charge 2.0).

Në mes tjerash thuhet se ky model i telefonit do të jetë njëra ndër më të mirat që ofrohet aktualisht në treg. (Telegrafi)