Site icon Telegrafi

Së shpejti fillon procesi gjyqësor për vdekjen e lehonës në Gjevgjeli

Foto: Ilustrim

Pas një periudhe të gjatë, më 29 shtator të këtij viti do të fillojë procesi gjyqësor për rastin e Maja Kadievës, e cila vdiq bashkë me foshnjën, gjatë lindjes së fëmijës së saj, me prerje cezariane, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në bankën e të akuzuarve duhet të ulen tre mjekë – dy gjinekologë dhe një anesteziolog – që kanë marrë pjesë në procesin e lindjes së fëmijës.

Bashkëshorti i Majës, Dimitar Kadiev shpreson se gjykata do të sjellë vendim të drejtë dhe të akuzuarit ta marrin dënimin e merituar.

Përndryshe, akuzat u ngritën ndaj tre mjekëve, para dy muajsh në Gjykatën themelore të Velesit, kurse rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Mendohet se mjekët nuk kanë vepruar si duhet gjatë lindjes së foshnjës me prerje cezariane./Telegrafi/

Exit mobile version