Hetimet për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu nga Kumanova pritet që të përfundojnë brenda kësaj jave. Pas sigurmit të dy dëshmive të fundit, pritet që më 7 dhe 10 tetor të fillojë procesi gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Avokati Asmir Alispahiç sqaroi se deri tani, prokuroria ka marrë vetëm dëshmitë e familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit, Boban Iliç.
”Kërkojmë që sa më shpejtë të pëfundojë faza hetimore, që të fillojë procesi gjyqësor dhe sa më shpejtë fajtori të merr dënimin e merituar. pasi të kryhet hetimi, me të gjithë materialet e grumbulluara, ekspertizat dhe me dëgjimin e dëshmitarëve, unë dhe familja do të kërkojmë që sa më shpejtë të ngrihet aktakuza”, deklaron për Alsat-M, avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.
Pala mbrojtëse do të kërkojë dënimin maksimal për të akuzuarin, Boban Iliç, i cili e shtypi me veturë Almirin, pas një zënke me babain e Almirit./Telegrafi/