Site icon Telegrafi

Së shpejti, emisioni më unik i kuzhinës ‘Pasion e Profesion’

Shumë shpejt në Klan Kosova pritet të fillojë shou më i ri, “Pasion e Profesion”.

“Pasion e Profesion” është emisioni më i ri i kuzhinës që do të fillojë të transmetohet gjatë muajit mars në Klan Kosova. Emisioni do të moderohet nga moderatori i famshëm, Kreshnik Berisha (Keka), i cili do të dedikohet ekskluzivisht për këtë emision.

Të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e këtij emisioni garues, mund të aplikojnë përmes faqes së emisionit në Facebook.

Pas seleksionimit, do të bëhet një audicion, ku do të përzgjidhen tre më të mirët të cilët do të garojnë me njëri-tjetrin përgjatë 12 javëve, dhe fituesi do të fitojë një kontratë pune (minimum gjashtë muaj) në një prej restoranteve/hoteleve më prestigjioze në Kosovë.

Më së shumti inkurajohen ata që e kanë pasion kuzhinën në shtëpitë e tyre dhe që mendojnë se mund të bëhen profesionistë, ngase gjatë gjithë kohës do të marrin përvoja edhe në restorantet përkatëse që janë bashkëpunëtorë të emisionit.

Forma e aplikimit është shumë e thjeshtë. Krejt çka duhet të bëni është t’i shkruani detajet tuaja të kontaktit si mesazh në faqen “Pasion e Profesion” në Facebook.

Audicionet janë të hapura deri më 01.03.2019, për të gjithë ata që janë të interesuar që pasionin e tyre përgatitjen ta shndërrojnë në profesion.

 

Artikull i Sponsorisuar
Exit mobile version