Site icon Telegrafi

Së shpejti emisioni argëtues “Krejt Ka’pak”

(Foto: Screenshot/Instagram)

“Krejt Ka’pak.Show” mban titullin programi më i ri argëtues që do të vijë me transmetim në Radio Televizionin e Kosovës.

Në bazë të njoftimit bëhet e ditur se ky emision televiziv do të transmetohet për katër orë dhe do të vijë në një të ardhme të afërt.

“Katër orë shou argëtues. Së shpejti në RTK. Krejt Ka’pak.Show”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Protagonistë të këtij programi televiziv do të jenë yjet e hit serialit komik, “O Sa Mirë”.

Ernest Zymberi, Erza Ramuka, Rina Imeri, Olti Batalli e Erza Sylejmani janë prezantuar si pjesë e shout Krejt Ka’pak.

Exit mobile version