Telegrafi

Së shpejti Droid 4

Droid 4 në treg do të pasoj Droid 3, e me vete sjell përkrahjen për rrjetën LTE, procesorin më të shpejtë dybërthamësh, kamerën më të mirë, tastierën e ndriçuar dhe shtëpizën e ridizajnuar.

Në krahasim me perlën e Motorolas Droid RAZR, Droid 4 ka ekranin pak më të vogël 4-inçësh me kualitetin qHD dhe tastierën pesë-radhësh që nxjerrët. Edhe një dallim është në atë se RAZER ka shtëpizën e ndërtuar nga kevlari derisa Droid 4 është më pak shkëlqyes. Mjaftë interesant është se të dy telefonat janë të mbrojtur me nanolyerjen që i mbron dhe i bën të qëndrueshëm në kontakt me lëngjet.

Droid 4 dhe Droid RAZR janë kompatibil me shtesat Lapdock 100 dhe Lapdock 500 të cilat i shndërrojnë ata në kompjuterë portativ. /Telegrafi/