Telegrafi

Së shpejti do të hiqen ftesat dhe kërkesat për lojëra në Facebook

Për të gjithë ata që nuk luajnë lojëra në Facebook, kjo mund t’i përket së kaluarës – së paku duke u bazuar tek Mark Zuckerberg.

Derisa ai ishte duke folur në një takim, një gazetar e ka pyetur se “si mund të ndalojë ftesën për lojëra në Facebook? Nuk e dua asnjë lojë”!

“Nuk është ankesa e parë që po e dëgjoi lidhur me këtë temë”, ka thënë Zuckenberg, transmeton Telegrafi.

“Për momentin kemi prioritete të tjera dhe shumë më të rëndësishme, andaj nuk jemi duke u marrë me ndalesën e lojërave, tek llogaritë e atyre që nuk luajnë. Së shpejti do t’i qasemi ekskluzivisht kësaj çështjeje, që po i bezdisë shumë njerëz”, ka shtuar po ashtu drejtuesi i Facebook-ut. /Telegrafi/