Telegrafi

Së shpejti del në treg vaksina kundër leukemisë

Sipas një lajmi të publikuar nga Daily Express, specialistë nga Universiteti Southampton deklaruan se kanë filluar të eksperimentojnë tek të sëmurët me leukemi akute mieloide ose vaksinën e gripit, e cila mbështet sistemin imunitar.

Nëse eksperimentet përfundojnë me sukses, pritet që vaksina të hidhet në treg brenda 5 viteve të ardhshëm. Përfaqësues nga shoqata për kërkimin e leukemisë shprehen të ekzaltuar, duke thënë se kjo vaksinë premton shpresë në të ardhmen. /Telegrafi/