Site icon Telegrafi

Së shpejti dalin në treg, çorapet e reja nga Rihanna

Kryesuesja e top-listave, është kujdesur që t’i mbajë femrat ngrohtë, tamam në kohën kur ka filluar të ftohet moti, transmeton Telegrafi.

Në bashkëpunim me kompaninë Stance, Riri ka dizajnuar një stil interesant të çorapeve, që duken sikur gazetë.

Megjithëse janë shumë simpatike, këto çorape kanë një çmim paksa të lartë, pasi fillojnë nga 20 dollarë.

Çorapet që do të dalin në treg në fund të muajit, do të jenë të gjata deri në gjunjë, apo vetëm disa centimetra sipër këmbës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version