Telegrafi

Së shpejti, Amazon me Kindle Fire 3

Në ndërkohë, Amazon gjithashtu ka ulur çmimin e modelit ekzistues të Kindle Fire nga 199 në 159 dollarë, gjë që sugjeron edhe një herë më shumë se kompania është duke u bërë gati për modelet e reja të tabletëve.

Kësaj radhe pritet që Amazon të prezantojë tri tablet të rinj në treg, njëri prej të cilëve do të ketë ekran prej 8.9 inç dhe dy të tjerat me nga 7 inç.

Nga të gjitha modelet e reja, pritet që modeli për të cilin do të flitet më së shumti të jetë versioni i lirë dhe bazik i Kindle Fire.

Pajisja pritet të vijë me procesorin e Texas Instruments, 1.5GHz dual-core OMAP4 4470, grafikat e PoëerVR SGX544, ekranin me 7 inç në HD, rezolucion prej 1280 x 800 pikselëve, 1GB RAM dhe Android 4.2.2 mbi të. / Telegrafi /