Telegrafi

Se Reali nuk gjunjëzohet lehtë kjo tashmë është fakt, Los Blancos fitojnë me përmbysje edhe ndaj Betisit dhe bëjnë historinë në La Liga

Marco Asensio duke festuar golin e tretë për Realin ndaj Betisit (Getty Images)

Se pesha e fanellës është një motiv shtesë këtë e tregon më së miri Real Madridi. Los Blancos fituan me përmbysje ndaj Paris Saint Germainit në Ligën e Kampionëve, ashtu tani edhe ndaj Real Betisit në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane fitoi me rezultat 3-5 duke vazhduar me fitore në kampionatin elitar spanjoll.

Asenso duke festuar me bashkëlojtarët golin e parë në takim (Foto: GettyImages)

I pari që shënoi në takim ishte Marco Asensio (11′), ndërsa vendasit të etur për një rezultat pozitiv shënuan dy herë në vazhdim.

Aissa dhe festa e tij (Foto: Getty Images)

Së pari me anë të Aissa Mandit (33′) dhe pastaj kaluan në epërsi fal autogolit nga Nacho në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë pamë një Real krejtësisht ndryshe, ishte Sergio Ramos në minutën e 50-të që barazoi rezultatin në 2-2.

Ramos me golin e tij i dha shpresë Realit, ashtu siç i ka hije një kapiteni (Foto: GettyImages)

Asensoi riktheu epërsinë nëntë minuta më vonë dhe me këtë rast u fut në histori, pasi ky ishte goli i 6000 i Realit në La Liga, gjë që deri më tani asnjë klub nuk ka arritur ta bëjë.

Në minutën e 65-të shënoi edhe Cristiano Ronaldo (2-4), kurse për ta bërë më dramatik fundin e ndeshjes u përkujdes Sergio Leon në minutën e 85-të me një gol nga afërsia.

Ronaldo ka shënuar tetë gola në La Liga në vitin 2018, më shumë se çdo lojtar (Foto: GettyImages)

Që fitorja t’i shijojë më shumë tifozëve madrilen, për këtë mendoi Karim Benzema me një gol në minutat shtesë.

Pas kësaj fitore Reali vazhdon në pozitën e katër me 45 pikë, kurse Betisi në vendin e nëntë me 33 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Leganes, kurse Betisi udhëton te Levante. /Telegrafi/