Site icon Telegrafi

Se po kalon nëpër një formë jetësore, Pogba e tregon edhe te pranimi i topit në mënyrë të rrallë në stërvitje te Franca

Paul Pogba po shkëlqen aktualisht të Franca në kuadër të Euro 2020.

Mesfushori francez deri tashmë ka qenë lojtari me formë më të mirë te Les Blues, e që në fund edhe mund të kurorëzohen me titullin e kampionit evropian.

Pogba, për dallim nga Manchester United, te Gjelat ka arritur të gjejë formën e tij të lartë dhe këtë e tregon në stërvitjet e fundit.

Lexo po ashtu Sekuenca nga paraqitja brilante e Pogbas ndaj Gjermanisë - tifozët e United mbetën të habitur dhe pyesin se përse francezi nuk luan edhe për klubin kështu

Mesfushori pranon një pasim nga një bashkëlojtar, derisa arrin ta stopojë topin me thembër.

Natyrisht se ky veprim i tij u bë viral në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shpërndarje.

Kujtojmë se Franca në 1/8 e finales takohet me Zvicrën të hënë (nesër) nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version