Diego Simeone dhe Marcos Llorente kanë qenë dy nga protagonistët kryesorë në rrugën e Atletico Madridit për titull në këtë sezon.
Të shtunën, Los Rojiblancos do të mund të kurorëzohen kampion nëse mundin Real Valladolid. Nëse nuk e bëjnë këtë, Real Madridi mund të përfitojë.
Brenda zyrave të klubit, fokusi mbetet në udhëtimin për në Pucela, megjithëse vëmendja ngadalë ka filluar të kthehet drejt së ardhmes afatgjate të skuadrës.
Një kontratë e re për Simeone ka qenë në prapavijë për disa muaj, me MARCA që raportoi që në dhjetor se Atletico nuk dëshironte që dikush tjetër të ishte trajneri i tyre, pasi kanë besim të plot te argjentinasi.
Ai do të zgjasë qëndrimin e tij në Atletico edhe për dy vjet të tjera përtej skadimit të marrëveshjes së tij aktuale që mbyllet në 2022.
Presioni i shtytjes së titullit në La Liga ka bërë që bisedimet rreth kontratës së tij të pauzohen, por me siguri do të rinisin sapo të përfundojë sezoni.
Pastaj është Llorente, i cili ende nuk e ka përfunduar sezonin e tij të dytë me Atletico. Ai ka kontribuar me 12 gola dhe 11 asistime në La Liga këtë sezon.
Pas paraqitjeve të tij këtë vit, Atletico po përgatitet t’i japë atij një rritje page – nga katër milionë euro në vit në shtatë milionë euro.
Kjo do ta bënte atë me pagë të njëjtë me yje si Koke dhe Saul, megjithëse më i paguari mbetet me 10 milionë euro në vit Jan Oblak. /Telegrafi/