Në fakt, kombëtarja mysafire ka marrë të drejtën ekskluzive që himni i plotë i shtetit të saj, i cili zgjat hiq më pak se gjashtë minuta e gjysmë, të lëshohet para ndeshjes.
Federata ukrainase e futbollit zakonisht lëshon versionin e shkurtër të himnit i cili zgjat 90 sekonda, por kësaj radhe FIFA ua ka plotësuar dëshirën dhe u ka lejuar versionin e zgjatur të himnit.
Në arsyetimin të cilin ukrainasit e kanë bërë për këtë veprim thuhet se ai do të motivojë veçanërisht sulmuesit Andriy Shevchenkon dhe Andriy Voroninin, si dhe lojtarët tjerë të këtij vendi në fushë.
Megjithatë, në anën tjetër, djelmoshat e Fabio Capellos nuk do të këndojnë të gjitha gjashtë vargjet e himnit anglez "God Save the Queen".
"Na është ofruar edhe ky opsion, por kemi refuzuar sepse shumica e lojtarëve tonë nuk i dinë as të gjitha fjalët e versionit të shkurtër", ka thënë një burim i afërt me klubin për gazetën britanike “The Sun”.