Telegrafi

Së paku pamjen e ka të mirë

Një grua hyn shpejt në ordinancën e mjekut dhe i thotë: “Doktor të lutem më shiko! Kur u zgjova në mëngjes e shikova veten në pasqyre – dhe kuptova sa flokët e këqija kam, sa më është rrudhur lëkura, sa më janë deformuar dhëmbët… – madje më duket vetja si të isha gjysmë e vdekur! Çfarë kam kështu doktor? – e pyet ajo.
Doktori e shikoi disa sekonda dhe i tha: “Për fillim po e kuptoj se të pamurit e paske në rregull…”