Telegrafi

Së paku nëntë ushtarë turq vriten nga kryengritësit kurdë

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl do të takohet me zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe krerët e ushtrisë, për të marrë një vendim rreth përgjigjes ndaj sulmit të fundit të kryengritësve kurdë.

Vetëm pak ditë më parë, parlamenti i Turqisë e miratoi mocionin me të cilin lejoi ushtrinë që të ndërmarrë një ofensivë në Irakun verior kundër kryengritësve kurdë të partisë Punëtore të Kurdistanit, të cilët fshihen atje.

Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë kundërshtuar çdo veprim të njëanshëm nga ana e Turqisë, nga droja se kjo mund të destabilizonte Irakun verior.