Kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i Serie A.
Interi është një nga klubet që ka pasur ngrije nga sezoni i kaluar, ku Nerazzurrët këtë herë patën një fillim të mirë, por janari ishte një dështim total.
Interi deri më tani ka shënuar golin e parë në 24 ndeshje, shifër më e madhe se e çdo klubi tjetër në kampionatin italian.
Aktualisht skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini është në vendin e katër me 61 pikë, apo katër pikë më pak se Roma në vendin e tretë.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Genoas. /Telegrafi/