Telegrafi

Së paku dhjetë njerëz janë qëlluar me armë në New Orleans, dy prej tyre në gjendje kritike

Në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, një burrë ka qëlluar me armë, duke i qëlluar së paku dhjetë persona.

Sulmi që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit, në një zo shumë të frekuentuar me klube të natës, ka lënë dy persona të lënduar, që janë dërguar me shpejtësi në spital, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë bërë të ditur, se i dyshuari është ndaluar, derisa policia nuk ka dhënë ende ndonjë raport zyrtar.

Mbeten të panjohura motivet e sulmit të armatosur, derisa nuk dihet kush ishte shënjestra e sulmit, viktimat mendohet të jenë kalimtarë të rastit. /Telegrafi/