Telegrafi

Së paku 20 besimtarë kanë vdekur në Tanzani, në një stampedo gjatë shërbesës kishtare

 Të paktën 20 besimtarë kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, gjatë një shërbese kishtare që u zhvillua në një stadium në Tanzaninë veriore.

Raporti i NBC News bën të ditur se, qindra njerëz e mbushën një stadium në qytetin Moshi, që ndodhet pranë shpatit të malit Kilimanxharo dhe shtypën njëri-tjetrin, derisa nxitonin të spërkateshin me “vaj të bekuar”, transmeton Telegrafi.

“Njëzet njerëz vdiqën dhe 16 të tjerë u plagosën në incident. Pesë prej të tyre janë fëmijë”, tha me telefon për Routers komisionari i rrethit Moshi, Kippi Warioba.

“Stampedoja ndodhi kur besimtarët, po nxitonin të lyheshin me vaj të bekuar,” tha Warioba.

Pastori Boniface Mwamposa ka tërhequr turma të mëdha, duke premtuar prosperitet dhe shërim për sëmundje për besimtarët, që ecin në atë që ai e përshkruan si “vaj të bekuar” gjatë shërbimeve të tij.

Kohëve të fundit, në Tanzani ka pasur rritje të numrit të pastorëve të “ungjillit prosperitet”, të cilët premtojnë të largojnë njerëzit nga varfëria dhe të kryejnë ato që ata i quajnë shërim me mrekulli. /Telegrafi/