Në raportin vjetor të publikuar në prag të 1 Dhjetorit, Ditës botërore për luftë kundër AIDS-it, bëhet e ditur se me virusin HIV në botë jetojnë 33.2 milionë njerëz.
Prej fillimit të këtij viti në botë kanë ndërruar jetë 2.1 milionë persona.
Një e treta e personave të infektuar jetojnë në Afrikën e Subsaharës, ndërsa nga numri i të infektuarve në botë, dy milionë e gjysmë janë fëmijë nën moshën 15-vjeçare.