Një sulm vetëvrasës pranë një postblloku të sigurisë në qytetin Xhalalabad të Afganistanit la të vrarë së paku dhjetë vetë.
Zyra e guvernatorit të provincës Nangarhar tha se tetë civilë dhe dy forca të sigurisë u vranë në sulmin e së martës.
Shpërthimi shkaktoi flakë që dëmtuan dyqane dhe makina në zonë.
“Shumica e viktimave janë fëmijë që kanë qenë duke punuar në një lokacion për larjen e makinave, pranë vendit të shpërthimit”, tha Sohrab Qaderi, anëtar i këshillit provincial.
Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial, tha se katër vetë u plagosën në sulmin në Xhalalabad.
Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.