Në një rrugë periferike në Crowland të Anglisë, kalimtarët i kanë gjetur më se njëmijë zogj pule në një fushë të hapur.
Nuk dihet kush i ka braktisur shpezët, që kanë vetëm një ditë jetë, transmeton Telegrafi.
Pasi moti ishte shumë i ftohtë, një numër i konsiderueshëm i tyre ka ngordhur, ndërsa të tjerët që mbetën gjallë janë dërguar në vend të sigurt.
Zogjtë që besohet se janë nga një fermë e cila ndodhet në afërsi, besohet të jenë braktisur prej një kontraktuesi të tretë.
“Kjo është mizori mbi gjallesa të pafajshme. Nëse nuk ka mundur të kujdeset për to, ka mundur t’i falë dhe të bëjë bamirësi”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/1WbyAT8a88c