Tifozët e Milanit zbuluan një koreografi mahnitëse në të gjithë stadiumin, me një mesazh të theksuar përpara ndeshjes së tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Napolin.
“San Siro” është i stërmbushur për derbin italian, një betejë mes kampionëve në fuqi të Serie A dhe skuadrës aktualisht që është lider dhe drejt titullit.
Tensionet për këtë ndeshje nisën në Serie A në fillim të këtij muaji, ku Milani fitoi 4-0 ndaj Napolit, një rezultat që padyshim do të jetë në mendjen e dy skuadrave.
Tifozët e Milanit zbuluan një koreografi në të gjithë stadiumit përpara ndeshjes, me një djall që mbyt një ‘Pulcinella’ – simbolin e qytetit të Napolit – si dhe mesazhin: “Fati ynë është në duart tona”.
San Siro pic.twitter.com/WevELfAOFk
— Daniele Longo (@86_longo) April 12, 2023
Një ndeshje që pritet të sjell shumë, pasi luhet për një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/