Duket se Luis Suarez po i kthehet formës së mirë në La Liga me Barcelonën.
Ai shënoi dy gola në fitoren 0-3 ndaj Leganes dhe kështu i dha fund ecurisë 479 minuta pa gol.
Por, ylli i Barçës u kritikua për festën te goli i dytë, kjo pasi festoi para fytyrës së portierit kundërshtarë, Ivan “Pichu” Cuellar.
Gjithsesi, duket se uruguaiani kishte plotësisht të drejtë, pasi në përsëritjet e videove pas ndeshjes shikohet se portieri e kishe provokuar më parë Suarezin gjatë një dueli dhe në fund kishte simuluar.
Këtë sezon Suarez ka pesë gola dhe ka dhuruar një asistim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=w4Y_Qe158yY