Festat e dhjetorit gjithmonë sjellin një jetë kujtimesh të traditave dhe momenteve të mëdha familjare.
Midis Falënderimeve, gëzimeve, dhe dashurisë, së bashku me familjet tona, dhjetori shndërrohet në muajin më të hareshëm dhe të dashur për të gjith ne.
Krishtlindjet
Krishtlindjet festohen në 25 dhjetor çdo vit. Është një festë e krishterë që festohet për lindjen e Jezu Krishtit dhe karakterizohet tradicionalisht nga pemët(pishat) e zbukuruara me xhevahirë, shkëmbim të dhuratave dhe një darkë me gjel deti. Familjet mbledhen së bashku për të ngrënë, për të pirë, dhe festuar, ndërsa fëmijët presin me padurim një vizitë nga babadimri dhe thesi i tij i dhuratave me shpërblime.
Viti i ri
Festimet më të hershme të regjistruara për nder të ardhjes së një viti të ri datojnë rreth 4.000 vjet më parë, në Babiloninë e lashtë, mendohet se nga ajo periudhë ka filluar edhe festimi i vitit të ri i cili fillon në diten e fundit të muajit dhjetor dhe zgjatë deri me datën 01 janar të vitit pasues.
Vitit i Ri është koha kur shumë njerëz tradicionalisht marin vendime për të thyer zakonet e këqija ose për të filluar ato të mira. Persianët e lashtë jepnin dhuratat e Vitit të Ri vezët, të cilat simbolizonin produktivitetin.
Shumica e traditave të Vitit të Ri besohet të sigurojnë fat të mirë për vitin e ardhshëm. Shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë traditën për të ngrënë bizele me sy të zinj në Ditën e Vitit të Ri për një fat të mirë.
Së bashku për një vit të mrekullueshëm
Mbi të gjitha dhjetori është muaji magjik për të festuar dhe gëzuar me familje, në këtë fund vit të mrekullueshëm mblidhemi të gjithë së bashku, për të gëzuar dhe shijuar ushqimet, pijet, dhe fishekzjarret e kësaj nate, për të shkëmbyer dhurata, dhe uruar për një vit të ri plotë mbarësi dhe suksese.
E në shumë vende të botës përgatitjet për vitin e ri fillojnë qysh në fillim të dhjetorit, zakonisht ky muaj njihet edhe si muaj i zbritjeve të mëdha gjithandej botës, andaj njerëzit shfrytëzojë mundësitë e panumërta për të kryer festën e blerjeve me çmime më të lira.
Edhe në Kosovë me datën 15 dhe 16 dhjetor nën moton #sëbashku do të hapim vitin e ri si asnjëherë më parë, me shumë oferta, e zbritje të mëdha.
Rrini gati sepse ky vit do të jetë shumë special!