Telegrafi

Se Barcelona është e katandisur keq, e dëshmon edhe deklarata e fundit e Alvesit

Dani Alves është rikthyer të flasë për Barcelonën, vetëm disa javë pasi u largua nga klubi për herë të dytë, duke pretenduar se ata nuk mendojnë pak për ata që i kanë sjellë sukses gjatë viteve.

39-vjeçari brazilian u kthye në Camp Nou në dhjetor të vitit të kaluar, pesë vjet pasi periudha e tij e parë tetëvjeçare e mbushur me trofe në klub mori fund.

Por, pasi i ndihmoi gjigantët katalanas të rikuperohen nga një fillim i dobët i sezonit për të përfunduar i dyti në La Liga, mbrojtësi i krahut është sërish një lojtar i lirë pasi klubi vendosi të mos rinovojë marrëveshjen e tij.

Lexo po ashtu Dani Alves si lojtar i lirë - shumë skuadra pas tij

Tani, duke folur për The Guardian, Alves – i cili bëri 17 paraqitje për Barcelonën në periudhën e tij të dytë – ka goditur klubin dhe këmbëngul se duhet të ketë një ndryshim mendësie nëse ata do të sfidojnë përsëri për trofe.

“Nuk u largova i trishtuar. U largova i lumtur që u ktheva në Barcelonë. Kam ëndërruar për pesë vjet duke dashur të jetoj këtë moment të dytë”, deklaroi ai. “E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra se si u trajtua largimi im”.

“Që kur mbërrita, e bëra shumë të qartë se nuk isha më një djalë 20-vjeçar dhe se doja që gjërat të bëheshin ballë për ballë, pa i fshehur gjërat. Por, ky klub ka mëkatuar vitet e fundit. Barcelona nuk kujdeset për njerëzit që bënë histori për klubin”.

“Do të doja që Barcelona t’i bënte gjërat ndryshe. Nuk po flas për veten time, sepse situata ime ishte një skenar tjetër. I jam përjetësisht mirënjohës Xavit dhe presidentit (Joan Laporta) që më kthyen”.

“Kam gjetur një klub plot me të rinj me ide të jashtëzakonshme në fushë. Por, duhet të përmirësojë punën jashtë fushës. Mendësia është krejtësisht e kundërt me atë që kemi ndërtuar disa vite më parë. Gjithçka që ndodh në fushë është një reflektim i asaj që ndodh jashtë”.

“Unë po mbështes që Barcelona të kthehet në krye, por është super e komplikuar. Futbolli është më i balancuar, është një lojë kolektive. Dhe kjo është lënë jashtë në klub”, ka shtuar më tej braziliani.

Lexo po ashtu Ronaldo synon t'i bëjë bashkë Marcelon dhe Dani Alvesin

Mbrojtësi u dha një lamtumirë emocionale tifozëve të Barcelonës javën e kaluar pasi u mor vendimi nga klubi për të mos i ofruar atij rinovim të kontratës. /Telegrafi/