Site icon Telegrafi

Më se 50 mjekë kanë vdekur nga coronavirusi në Itali, ku numri i vdekjeve është tri herë më i lartë se në Kinë

Derisa po i trajtonin të sëmurët me coronavirus, shumë mjekë në Itali janë infektuar edhe vet, ndërsa më se 50 prej tyre tashmë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Federata kombëtare e mjekëve i ka konfirmuar të gjithë mjekët, të cilët kanë vdekur, pasi u sëmurën derisa po i trajtonin pacientët të prekur nga pandemia, transmeton Telegrafi.

Lista me numrin e mjekëve po përditësohet gjatë tërë kohës, derisa numri i vdekjeve në Itali si pasojë e coronavirusit ka arritur në 10,023, derisa 889 kanë vdekur vetëm brenda 24 orëve. Në këtë formë, Italia ia ka tejkaluar Kinës me numrin e viktimave, për tri herë më shumë.

Shumica e mjekëve të vdekur, kanë qenë duke punuar në spitalet në Lombardi, që është zona më e prekur nga kjo sëmundje në Itali.

Gjatë ditës së djeshme, ushtria i ka futur në anije disa arkivole, pasi të gjitha hapësirat në morg dhe krematorium ishin të zëna. /Telegrafi/

Exit mobile version