Yokohama nuk është dukur kurrë më mirë
Kur është fjala për ta prezantuar Lamborghini Aventador SVJ në Japoni, organizimi i një manifestimi të vogël nuk vjen në konsideratë, transmeton Telegrafi.
Andaj, në Yokohama është organizuar Dita e Lmborghinit, ka janë shfaqur më se 200 super-makina të prodhuesit italian. Prej Miura, Countach, LM 002, Diablo, Murcielago, Gallardo, deri të fundit si Huracan, Aventador dhe Urus.
Të gjithë të ftuarit janë bërë pjesë e ahengut dhe xhirove në pistë, si dhe pjesë e aktivitetit bamirës për t’i ndihmuar qytete si Osaka, Hokkaido si dhe pjesë tjera të Japonisë që janë goditur prej tërmetit.
Meqenëse tregu japonez është shumë i rëndësishëm dhe po vazhdon të zgjerohet, Lamborghini është shumë i interesuar për të investuar deh promovuar sa më mirë prodhimet e saj.
Deri më tani, janë vetëm imazhet e shkrepura prej kalimtarëve, ndërsa pritet të shpërndahen imazhet zyrtare brenda zhvillimit të ahengut. /Telegrafi/