Zjarret kanë vazhduar për të tretën ditë me radhë në pjesën lindore të Australisë, ndërsa rreth 1,300 zjarrfikës dhe banorë të zonës, po përballen me flakët.
Autoritet e sigurisë, kanë thënë se rreziku i zjarrit është shumë i lartë, ndërsa situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, shkaku i nxehtësisë dhe thatësisë së madhe, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, janë më se 130 vatra zjarri, ndërsa është konfirmuar për tre të vdekur, derisa shumë të tjerë mbesin të zhdukur.
Rreth 150 shtëpi janë djegur, ndërsa zjarret po afrohen edhe te vendbanimet tjera, megjithëse banorë janë evakuuar.
Në orët e vona të ditës së sotme, apo deri nesër në mëngjes, pritet që shumica e zjarreve të shuhen vet, pasi mund të humbin intensitetin e deritanishëm.
Banorëve iu është kërkuar që të mos bëjnë ndonjë vizitë gjatë kësaj fundjave, në zonat malore të përfshirë nga zjarret apo parqet nacionale në ato pjesë. /Telegrafi/