Brenda vetëm një dite, në Grenlandë janë shkrirë 12 miliardë ton akull, si pasojë e të nxehtit të lartrë në atë regjion.
Ujëra ngjyrë gri kanë krijuar lumenj nëpër akullnaja, derisa në shumë pjesë shihet edhe sipërfaqja tokësore, transmeton Telegrafi.
Sipas CNN, sasia e akullit që është shkrirë, është sa katër miliardë pishinë olimpike, ndërsa të shkririt po vazhdon me intensitet pak më të ulët.
Njohësit e ambientit, kanë bërë të ditur, se shkaku i nxehtësisë së gushtit të këtij vitit, do të shkrihen rreth 197 miliardë akull që ndodhen nëpër dete të ndryshme. /Telegrafi/