Telegrafi

Më se 100 gjallesa kanë ngordhur në një zonë të Kinës, si pasojë e sasisë së madhe të dezinfektuesve

Sasia e madhe e dezinfektuesve që është hedhur në një zonë të Kinës, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, i ka lënë të ngordhura më se 100 gjallesa të ndryshme.

Deri më tani, në Chongqing që ndodhet në kufi të Hubeit, janë gjetur kafshë të ngordhura, nga 17 specie të ndryshme, përfshirë zogj, derra të egër dhe brejtës, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve të zonës, punonjësit mund të kenë hedhur sasi shumë të mëdha të dezinfektuesve, që ka qenë fatale për jetën e këtyre kafshëve, por që nuk do ishte e dobishme as për ambientin dhe mund të shkaktoi rrezik edhe për njerëzit.

Veterinerët i kanë kontrolluar shumicën e këtyre kafshëve, por është gjetur se asnjëra nuk ishte e infektuar më coronavirus, që do rrezikonte një mundësi tjetër të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse.

Autoritetet i kanë larguar trupat e këtyre kafshëve dhe e dezinfektuan sërish zonën, me frikën se mund të përhapet ndonjë sëmundje tjetër edhe më e rrezikshme.

Në mënyrë që ambienti të jetë nën kontroll, në shumicën e qendrave në Kinë, po qarkullojnë pajisje të ndryshme që po hedhin preparate për dezinfektim. /Telegrafi/