Site icon Telegrafi

‘Scrub’ natyral kundër celulitit, me qitro dhe rozmarinë

Kur bëhet fjalë për celulitin, të gjitha mënyrat për ta luftuar janë të ndryshme, aq sa shumë kanë rrezikuar seriozisht edhe llogarinë bankare: vajra, kremra, masazhe dhe rezultati asgjë (është sezoni kur jemi me bikini dhe lëkura me celulit nuk është aspak e këndshme).

Kjo është arsyeja pse duhet të kthehesh te scrub-i. Ky lloj pastrimi është një pastrim organik me një kombinim përbërësish që i keni në shtëpi çdo ditë: sheqer, vaj dhe rozmarinë. Lëkura e portokallit do të zhduket për një kohë shumë të shkurtër (pa lënë aspak yndyrë).

Thelbi i kësaj recete bukurie është kombinimi i qitros me rozmarinën. Të dy janë përbërës antibakterialë. Plus, parfumi që krijohet nga përzierja e frytave me rozmarinën do të vërë në lëvizje të gjitha shqisat.

Ndiq hap pas hapi instruksionet.

Përbërësit

2 filxhanë kafe sheqer i trashë ngjyrë kafe
1 filxhanë vaj bajame
2 lugë mjaltë
8 pika vaji esencial qitro
4 pika vaj esencial rozmarine
2 degë rozmarinë të freskët (për garniturë)

Përdorimi

Përziej sheqerin me vajin për disa sekonda. Shto me radhë vajrat esencialë, të cilat do të japin pastrim dhe aromë, përzier edhe me shijen e frutit.
E gjithë përzierja do të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë nga ngjyrat.
Për spërkatje, përdor disa gjethe rozmarine.
 

Exit mobile version