Telegrafi

“Scream” rikthehet në Cineplexx më 9 mars në eventin “Horror night”

Në Cineplexx po vazhdojnë të shfaqen filmat më të njohur dhe më të suksesshëm të kinematografisë botërore.

Një event i tillë që ka tërhequr fansa po rikthehet për shikuesit në eventin “Horror night”.

Në faqen zyrtar të Cineplexx në rrjete sociale është paralajmëruar ky event përmes një pjese horror të rikrijuar nga filmi “Scream”.

Shfaqja e “Horror night” mbahet të enjten e 9 marsit me fillim nga ora 18:00.

“SCREAM arriti të largohet nga vendi i ngjarjes vitin e kaluar, por shikoni se çfarë ndodhi pastaj në spital…Shpërndaje dhe përmendi ata që kanë guxim me ardhë në #HorrorNight më 9 mars!”, thuhet në përshkrimin e postimit.

Lexo po ashtu "Creed 3" vjen në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’ ku do të ketë edhe shpërblime!

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.