Ja ku ndodhi përsëri! Scott Disick po kalon pushime më të mira se në shoqërinë e Kourtney dhe Kardashianëve të tjerë dhe këto foto e vërtetojnë.
Scott është fotografuar me një femër misterioze ndërkohë që nëna e fëmijëve të tij, nuk dukej asgjëkundi. Në fotot dhe videot e publikuara nga TMZ, Scott është parë duke i futur duart dhe duke puthur një vajzë ndërkohë që qëndronin në pishinë dhe plazh.
Vetëm disa ditë më parë Scott ishte në Costa Rica me Kourtney dhe fëmijët e tyre, ku me krenari postoi fotografi, por ai nuk mund ta harrojë zakonin, dhe u largua për një Miami pikërisht me këtë femër misterioze.
Edhe pse është përfolur që Scott dhe Kourtney janë kthyer përsëri me njëri-tjetrin, ata kanë pasur disa probleme muajt e fundit.
Scott Disick është një don zhuan i vërtetë! /inTV/Telegrafi/