Telegrafi

Scott Disick pranon motoçikletë nga Amelia Hamlin për ditëlindjen e 38-të

Scott Disick sot (e premte) feston ditëlindjen e tij të 38-të.

Padyshim që në një ditë kaq të veçantë dhuratat dhe urimet nga njerëzit e tij më të dashur ishin të shumta, shkruan Daily Mail.

Një prej tyre ishte edhe një motoçikletë nga e dashura e tij, Amelia Grat Hamlin.

Kjo e fundit i kishte bërë dhuratën yllit të KUWTK, derisa Scott e kishte ndarë në rrjetin social Instagram.

“Shikoni motoçikletën time të re”, ka shkruar ai në përshkrim.

Ai ishte i veshur me rroba shumë-ngjyrëshe, ndërsa në fokus i janë vënë edhe flokët e bardha që i ka ngjyrosur.

Amelida përndryshe erdhi edhe me disa dedikime për të dashurin, duke i kushtuar fjalët më të ëmbla. /Telegrafi/