Site icon Telegrafi

Scott Disick nuk e mendon ribashkimin me Kourtney Kardashian, shijon darkë me modelen Bella Banos

Scott Disick dhe Bella Banos (Foto: DailyMail)

Scott Disick para disa javës kishte treguar se është ndarë me të dashurën, Sofia Richie.

Derisa në rrjet qarkullonin aludime se ai mund të rikthehet me Kourtney Kardashian, duket se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, shkruan Daily Mail.

Ai është parë në Los Angeles gjatë ditës së djeshme (e enjte) duke darkuar me modelen e njohur, Bella Banos.

37-vjeçari së bashku me modelen kishin shijuar kohën së bashku në vendin familjes Kardashian, ndërsa arritën me nja makinë të zezë të tipit ‘Ferrari’.

Scott, i cili u pa i veshur plot stil, thuhet se kishte pasur disa ‘shkëndija’ me 24 vjeçaren në vitin 2017.

Këto spekulime në faqet rozë kishin ardhur si rrjedhojë e disa imazheve të shprekura të tyre në Costa Rica, ku edhe kaluan pushimet me njëri-tjetrin.

Bella përndryshe për InTouch ka treguar rreth lidhjes me Disick: “Ai më thërret ‘e dashur’ dhe e kemi thënë tashmë fjalën të dua”.

Ajo ndër tjera ka treguar se fillimisht ishin miq, ndërsa tani gjërat duket se kanë arritur tjetër nivel. /Telegrafi/

Exit mobile version