Telegrafi

Scott Disick komentohet për një lidhje dashurie me modelen Amelia Hamlin, fotografohen së bashku në Malibu

Foto: Cosmopolitan

Ata fillimisht u spekuluan për një lidhje dashurie pasi arritën së bashku në festën e ditëlindjes së Kendall Jenner.

Dhe Scott Disick, 37 vjeçar, dhe Amelia Hamlin, 19 vjeçare, duket se kanë konfirmuar romancën e tyre teksa u panë në krahët e njëri-tjetrit duke shijuar një ditë në Malibu.

Disick u shfaq përkrah partneres së tij të re, të cilët shfaqen mjaft të lumtur duke shëtitur përreth plazhit.

Scott Disick dhe Amelia Hamlin (Foto: Backgrid)

Hamlin dukej në formë të mahnitshme në një palë bikini me lule e me një palë syze dielli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Scott Disick

Modelja, e cila do bëhet 20 vjeçe në qershor të vitit 2021, pamjen e kompletoi me disa aksesorë rreth qafës.

Scott në anën tjetër u shfaq shumë komod në një palë tuta të shkurtra dhe një triko të zezë.

Scott Disick dhe Amelia Hamlin (Foto: Backgrid)

Kjo lidhje e Disick vjen pas një sërë romancash me modele të njohura, ku më parë ka qenë i martuar me yllin e “Keeping Up with the Kardashians”, Kourtney Kardashian.

Të njëjtit kanë tre fëmijë së bashku. /Telegrafi/

Scott Disick dhe Amelia Hamlin (Foto: Backgrid)

 

Scott Disick dhe Amelia Hamlin (Foto: Backgrid)

 

Scott Disick dhe Amelia Hamlin (Foto: Backgrid)