Telegrafi

Scott Disick dhe Amelia Hamlin shihen në Nobu me veshje plot stil

Ai është në lidhje me modelen Amelia Hamlin për shtatë muaj.

Dhe Scott Disick shijoi një darkë me bukuroshen gjatë ditës së djeshme (e premte), shkruan Daily Mail.

Foto: Daily Mail

Ylli i KUëTK u shfaq me plot stil, ndërsa u pa duke kapur duart me Amelia në Nobu.

Në anën tjetër, bukuroshja brune u shfaq më komode në veshje, derisa u pa me një palë xhinse të rehatshme.

Foto: Daily Mail

Derisa mbërritën për darkën romantike, çifti ishte fotografuar duke dalë nga një makina luksoze.

Kujtojmë se Scott ndan tre fëmijë me ish-partneren e tij Kourtney Kardashian. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail