Telegrafi

Scott Disick dhe Amelia Hamlin shfaqe mjaft të dashuruar gjatë shëtitjes në West Hollywood

Gjërat janë duke u bërë gjithnjë e më serioze, ani pse dyshja kanë 18 vite diferencë.

Dhe Scott Disick tashmë është parë me të dashurën e re, Amelia Gray Hamlin, në një shëtitje në West Hollywood, shkruan Daily Mail.

37-vjeçari ishte parë me një veshje plot stil, derisa ishte i kapur dorë për dore me të dashurën.

Në anën tjetër, modelja ishte e veshur në mënyrë të thjeshtë, teksa fustani i zi i vinte në pah tiparet trupore.

Amelia po ashtu u pa me një sërë aksesorësh, por çka morën më shumë vëmendje ishin qaforja prej ari dhe syzet e zeza.

Kujtojmë se prindërit e bukuroshes brune kanë qenë kundër lidhjes së dyshes, për shkak të diferencës në moshë. /Telegrafi/