Scott Disick, njihet në përgjithësi për stilin e veçantë që ka për paraqitjet ditore.
37-vjeçari në një postim në rrjete sociale ka debutuar me stilin e ri të flokëve, duke u bërë biond, shkruan Daily Mail.
Të tilla imazhe vijnë pasi E News ka siguruar fotografi të tij dhe të dashurës 19 vjeçare, Amelia Hamlin në Miami.
Amelia është modele e njohur, babi i cilës njihet si avokat i suksesshëm në Los Angeles.
Scott në anën tjetër ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, të cilët i ndan me ish-bashkëshorten, Kourtney Kardashian.
Vlen të përmendet se para Hamlin, Disick pati dy lidhje të dashurisë, me Sofia Richie dhe një vajzë tjetër misterioze. /Telegrafi/