Telegrafi

Scotland Yard paralajmëron: ISIS planifikon të kryej sulme të mëdha në Evropë

Shefi i njësisë së anti-terrorizmit pranë Scotland Yark, Mark Rowley, ka paralajmëruar sot se xhihadistët e Shtetit Islamik, kanë ambicie të kryejnë “sulme të mëdha dhe spektakolare”.

Sipas tij, derisa ISIS dikur pa ndërprerë sulmonte caqet ushtarake dhe policore, tani caqet e tyre tani janë më agresive, transmeton Telegrafi.

Ky është një “grup terrorist që ka ambicie të mëdha për të kryer sulme të mëdha dhe spektakolare, jo vetëm të atyre llojeve që deri më sot i kanë kryer”, ka shtuar Rowley para gazetarëve.

Ai e ka përshkruar ISIS si një grup që po ndryshon. Derisa dikur përdorte propagandën për të radikalizuar njerëzit të veprojnë në emër të tyre, ata tani “tentojnë ta kryejnë sulme të mëdha”.

Shteti Islamik, dëshiron të sjellë xhihadistët e trajnuar në Siri në pjesën veriore të Evropës për të kryer sulme. /Telegrafi/