Telegrafi

Scotland Yard heton vrasjen e Bhuttos

Kryeministri britanik, Gordon Brown, i është përgjigjur kërkesës së kryetarit të shtetit pakistanez, Pervez Musharraf, për të dërguar një ekip të policisë britanike, pohoi ministri britanik i jashtëm David Miliband në Londër.

Nga ana e qeverisë amerikane u tha, se meqë tani hetuesit britanikë drejtojnë hetimet, nuk është i nevojshëm në këtë moment hetimi i rrethanave të vrasjes së Bhuttos nga OKB-ja.

Nga partia popullore pakistaneze e Bhuttos kërkohet që atentati të sqarohet nga OKB-ja.

Një pjesëmarrje e dobët e huaj nuk mund të dëbojë dyshimet për përzierjen e qeverisë së Islamabadit. /dw/