Telegrafi

Scorsese dhe DiCaprio bashkojnë forcat për një serial

“Djalli në një qytet të bardhë” është një projekt i përbashkët i Martin Scorsese dhe Leonard DiCaprios, i cili do të jetë një seri televizive dhe jo një film.

Regjisori i famshëm, Martin Scorsese synon të bëjë adaptimin e filmit që nga viti 2003 dhe planet filluan të bëhen vetëm në vitin 2016.

Sipas Independent, tani është zbuluar se përshtatja e trilerit më të shitura të Erik Larsen do të jetë në ekranet e vogla.

Filmi bën fjalë për periudhën kohore të vitit 1893 dhe është i ndërthur mbi tregimin e dy burrave: Daniela H. Burnham, një arkitekt dhe projektues urban i cili punon në Panairin Botëror në Chicago dhe Henry Holmes, mjeku karizmatik, mashtrues dhe vrasës serik që ka kryer rreth 200 viktima në projektin e tyre “Kalaja e Vrasjeve”.

Di Caprio do të jetë producent i serialit, por ende nuk dihet nëse do të luajë në përshtatje. Kujtojmë se kjo është hera e gjashtë që Scorsese do të bashkëpunojë me DiCaprion në ekranin e madh të filmit “Killers of the Moon Flover”.

Lexo po ashtu Pas filmit “The Wolf of Wall Street”, sërish bashkohen DiCaprio dhe Scorsese

Ndryshe, dyshja ka bashkëpunuar edhe në përshtatjen e romanit David Gray, i cili merret me një seri vrasjesh në fisin indian Osage në Oklahoma gjatë viteve 1920, pasi nafta u gjet në vendin e tyre. Rasti u konsiderua si hetimi i parë i FBI-së për vrasjet. /Telegrafi/