Telegrafi

Scolari të zëvendësojë Ferraran?

Përkundër refuzimeve të klubit për shkarkimin e Ferraras, Tuttosport njofton se drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë duke menduar për ta zëvendësuar trajnerin, si pasojë e krizës aktuale te skuadra bardhezi.

Scolari, aktualisht është duke drejtuar skuadrën nga Uzbekistani, Budnyodkor, mirëpo padyshim se do të joshej nga një ofertë e mirë e Juventusit.

Sido që të jetë, qëndrimi zyrtar i Bianconerëve është që Ferrara do ta vazhdojë punën si trajner. /Telegrafi/