Telegrafi

Scolari: Pellegrini meriton më shumë kohë në Real

Scolari, i cili tash është në drejtim të ekipit uzbek Bunyodkor, është një prej emrave të mëdhenj të cilët përmenden si pasues të Pellegrinit te klubi spanjoll. Por braziliani thotë se Pellegrini ka nevojë për më shumë kohë për të treguar vlerën e tij.

“Do t’i thosha Realit se ata duhet t’i japin Pellegrinit mundësinë të tregojë atë që tashmë ka bërë në Villarreal. Nëse Madrid dëshiron ta fitojë ligën dhe të jetë një ekip i shkëlqyeshëm, ata duhet t’i përmbahen planit. Nuk mund të ndryshoni trajnerin çdo katër ose pesë muaj, sepse keni humbur një ndeshje”, ka thënë Scolari./Telegrafi/