Telegrafi

Scolari mposht Mourinhon si trajneri më i paguar

Braziliani ka nënshkruar kontratë 18-muajshe me ekipin nga Uzbekistani, Bunyodkor, ku do të fitojë plot 13 milionë euro për shërbimet e tij, duke e lënë prapa Mourinhon me 11 milionë për sezon, sa aktualisht merr.

Fituesi i Kupës Botërore në vitin 2002, thotë se ai është këtu për të fituar dhe dëshiron ta përmirësojë lojën e futbollit në Uzbekistan.

“Jam këtu pasi besoj se mund të kontribuoi në ngritjen e lojës uzbeke”, raportohet të ketë thënë Scolari.