Telegrafi

Schwendiman: Gjykata Speciale nuk është duke e kërkuar Haradinajn

Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman nuk ka lëshuar e as kërkuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Kështu i është thënë nga zyra e prokurorit special, gazetës serbe “Vecernje novosti”, transmeton Telegrafi.

“Haradinaj është arrestuar nga autoritet franceze pas lëshimit të urdhër arrestit nga Serbia. Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, ka thënë Schwendiman.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron që të komentojë rreth hetimit aktual si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.

“Ende s’kemi arritur atje”, ka theksuar Schwendimen./Telegrafi/