Telegrafi

Schweinsteigerin e duan në Turqi

Fenerbahçe raportohet se gjatë kësaj vere do të kërkojë shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger.

Verën e kaluar nga Old Traffordi në Stamboll kaluan yjet Robin van Perise dhe Nani ndërsa gjiganti turk është duke kërkuar edhe kapitenin e përfaqësueses gjermane.

31-vjeçari u transferua te “Djajtë e Kuq” nga Bayern Munichu, por lëndimet kanë vështirësuar punët për kampionin e botës.

Fenerbahce është në luftë për titull dhe vitin e ardhshëm dëshiron të lë shenjë në Ligën e Kampionëve.